Prokuroria jep detaje në lidhje me vdekjen në spitalin privat në Prizren

Prokuroria e Prizrenit, ka njoftuar se në lidhje me rastin e vdekjes së dyshimtë në një spital privat të raportuar mbrëmë, ende nuk është arrestuar askush.

Sipas Prokurorisë  vetëm pas autopsisë do të merren veprimet e nevojshme.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar kryeprokurori Admir Shala i cili ka thënë se tashmë kanë autorizuar policinë që të ndërmarrin veprimet.

Sipas Shalës viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe më pas do të merren veprimet.

“E kemi autorizuar Policinë për të ndërmarrë veprimet e nevojshme në lidhje me rastin. Viktima është dërguar në IML për autopsi dhe pasi ta marrim raportin e autopsisë do ta shikojmë se cili ka qenë shkaktari i vdekjes. Rasti është filluar”, ka thënë Shala.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar për një vdekje të dyshimtë në një ordinancë mjekësore në rrugën ‘Gjeravica’ në Prizren.

Siaps raportit viktima ka vdekur gjatë operacionit.