Programi Botëror i Ushqimit: Mbi një e katërta e popullsisë së Gazës përballet me uri dhe kequshqyerje

Mbi një e katërta e popullsisë së Gazës përballet me “uri dhe kequshqyerje katastrofike”, sipas një studimi të publikuar nga Klasifikimi i Fazës së Sigurisë Ushqimore të Integruar, ose IPC, të enjten.

Duke u mbështetur në të dhëna nga Kombet e Bashkuara dhe burime të tjera, raporti thotë se rreth 576,600 njerëzve kanë mbetur pa ushqim plotësisht, me popullsinë më të gjerë që po përballet me pasiguri akute ushqimore.

Shifrat marramendëse bien në sy edhe përkundrejt statistikave më gjithëpërfshirëse globale të urisë.

“Numri i njerëzve që përballen me nivele ‘katastrofike’ të urisë në Gaza është katër herë më i madh se numri i përgjithshëm i njerëzve që përballen me nivele ‘katastrofike’ të urisë në mbarë botën,” ka thënë zëdhënësi i Programit Botëror të Ushqimit, Steve Taravella, duke iu referuar sistemit të klasifikimit të IPC që e mat ashpërsinë e çështjeve të sigurisë ushqimore.

Pasiguria akute katastrofike ushqimore është kategoria më e rrezikshme.

Përpara 7 tetorit, dy të tretat e banorëve të Gazës mbështeteshin në ndihmën ushqimore të WFP-së për t’i plotësuar nevojat e tyre të përditshme dietike.

Hyrja e kufizuar e ndihmave dhe kufizimet e përhapura të lëvizjes e pengojnë personelin e WFP-së të ofrojë ndihmë në të gjithë Rripin e Gazës. Shkatërrimi i serave lokale, furrave buke dhe tokës bujqësore e ka zvogëluar aftësinë e njerëzve për t’u ushqyer.

WFP ndau raportin e IPC, duke u ankuar për numrin e krizës humanitare që po shpaloset.

“Këto nuk janë vetëm numra – ka fëmijë, gra dhe burra individualë pas këtyre statistikave alarmante,” ka deklaruar kryeekonomisti i WFP Arif Husain.

Shifrat e reja shënojnë përqindjen më të lartë të njerëzve që përballen me pasiguri akute ushqimore të regjistruar ndonjëherë nga IPC, për çdo zonë të caktuar, në çdo vend.

“Shkalla dhe shpejtësia e kësaj krize është e paprecedentë në kohët moderne”, shtoi Taravella. “Nëse parashikimet aktuale vazhdojnë, ne do të arrijmë mungesën e ushqimeve deri në muajin shkurt.”/Washington Post

Përgatiti: Nuhi Shala