MIllorad Dodik

Probleme me mushkëri, Dodik shtrohet në spital

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, është shtruar në spitalin e Republikës Serbe të Bosnjës, njofton RTRS.

Spitali ka njoftuar se Dodik po ndjehet mirë edhe pse ka pneumoni në të dy anët e mushkërive.

Sipas spitalit, Dodik nuk është duke u trajtuar me oksigjen.

Më parë, edhe djali  tij, Igor Dodik, konfirmoi se lideri i serbëve të Bosnjës është pranuar në spital.

Dodik ndodhet në izolim që nga 19 dhjetori për shkak të kontaktit me një person që ka rezultuar pozitiv me COVID-19.