Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prizren, vdes pas rrëzimit nga pema

Një burrë ka vdekur dje  pas lëndimeve të marra nga rrëzimi nga pema.

Në raportin policor thuhet se si pasojë e rrëzimit, viktima kishte pranuar tretman mjekësor por nuk i kishte përballuar lëndimeve të rënda.

Incidenti ka ndodhur  në Prizren.

Me vendim të prokurorit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.