Prizren, vajza raportoi se babai e goditi me thikë

Një burrë është arrestuar në orët para të 14.06.2024 nën dyshimin se tentoi ta vriste vajzën e tij.

Kështu të paktën policia ka njoftuar pasi ndaj babait tashmë është iniciuar vepra penale e vrasjes në tentativë.

Ngjarja është regjistruar në Prizren, ndërsa në bazë të njoftimit të policisë, vajza ka raportuar se babai i saj nën ndikim të alkoolit e ka goditur me thikë dhe i ka shkaktuar lëndime trupore.

Vajza është dërguar edhe për tretman mjekësor ndërsa babai i saj është vënë në pranga nga njësitet policore.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Me vendim të këtij të fundit babai i viktimës është dërguar edhe në mbajtje për 48 orë.