Prizren, 'plumbat qorr' i dëmtojnë dy vetura

Një grua në Prizren ka raportuar në Policinë e Kosovës se një predhë e armës së zjarrit i ka dëmtuar veturën, në rrugën Ekrem Rexha.

Sipas raportit policor, vetura e ankueses ishte pronë e një marketi të cilën ajo e kishte në shfrytëzim.

Policia thotë se njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet.

Ndërkaq në Rrugën Ilaz Kuka po në komunën e Prizrenit, një burrë është ankuar në polici se një predhë e armës së zjarrit ka dëmtuar kapakun e motorit të veturës së tij private.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Ndërkaq, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet.