Ilustrim

Prizren, ndalohet një person pasi nuk respektoi kufizimin e lëvizjes

Një person është ndalur në rrugën “Ibrahim Rugova” në Prizren.

Sipas forcave të rendit, i njëjti nuk kishte respektuar vendimin e qeverisë së Kosovës për kufizim të lëvizjes.

“Është ndaluar i dyshuari mashkull  kosovar , pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, për kufizim të lëvizjes. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.