Ilustim

Shtime, gjendet mjeti shpërthyes i Luftës së Dytë Botërore

Dje gjatë ditës, në fshatin Gllavicë të Shtimes një person derisa ishte duke punuar në oborrin e tij ka hasur në një mjet të dyshimtë shpërthyes.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas raportimit të rastit, ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa për deminimin dhe tërheqjen e mjetit shpërthyes është angazhuar Forca e Sigurisë së Kosovës.

Në njoftim thuhet se mjeti ishte mbetur nga Lufta e Dytë Botërore.