Foto: Policia e Kosoves

Prizren, arrestohen katër persona, sipas Policisë u kapën duke paketuar drogë

Katër persona janë arrestuar gjatë bastisjes së një shtëpie në të cilën dyshohej se kishte substanca narkotike.

Sipas njoftimit të Policisë të dyshuarit janë kapur duke paketuar substanca narkotike.

Operacioni është zhvilluar sot në orën 14:45 në Prizren.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Gjatë aksioni janë sekuestruar prova materiale: 32 qese najloni tё ndara me substancë të dyshuar narkotike tё llojit marihuanë me peshё tё pёrgjithshme 1 kg. e 118 gr., 3 qese të mbushura me substancë të dyshuar për narkotike lloji kokainë me peshë 0.79 gram, 4 telefona mobilë, veturë e markës “Ford”, disa qese plastike tё zbrazura qё dyshohet se do tё përdoreshin për paketimin e substancave narkotike