(Ilustrim) - Merdarë - Foto: KALLXO.com

Pritjet për të hyrë në Kosovë - deri në 3 orë

Deri në tri orë janë pritjet për të hyrë në Kosovë në pikat kufitare.

Pritjet më të gjata janë në pikën kufitare në Muçibabë, ndërmjet 170 e 180 minuta.

Pastaj te Dheu i Bardhë ndërmjet 110 e 120 minuta.

Më pas, pritje të gjata ka në pikën tjetër kufitare me Serbinë, 90-120 minuta.

Situatë më e qetë është në Merdarë, ku pritjet janë 15-20 minuta.