Prishtinën e vërshojnë mbeturinat pas erërave të forta

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se disa pjesë të qytetit janë ndotur me mbeturina të ndryshme pas erërave të forta.

Ahmeti ka thënë se ekipet e mirëmbajtjes janë aktivizuar menjëherë që t’i heqin mbeturinat nga rrugët e qytetit, por ka ende të tilla.

I pari i Prishtinës u ka kërkuar ndihmë qytetarëve që t’i largojnë mbeturinat nga rruga në mënyrë që të jetë qyteti sa më i pastër.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë të Shpend Ahmetit:

Prishtina pas erërave ?të forta, është ndotur me mbeturina nga të ndryshmet.

Menjëherë ekipet mirëmbajtëse janë aktivizuar, ku kanë larguar sasi të konsiderueshme të mbeturinave të shpërndara nëpër rrugët e qytetit ✔️.

Për shkak të motit të ligë, ndotje/mbeturina mund të ketë ende, prandaj kërkojmë me qytetarët së bashku të bëjmë mirëmbajtjen dhe ti largojmë/mënjanojmë ndotjet/mbeturinat në rrugë, në mënyrë që të kemi qytetin sa më të pastër ♻️.

#Prishtina #mirëmbajtja #SezonaDimërore