Ilustrim

Prishtinë, Policia konfiskon armë, thikë dhe një veturë

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme në Prishtinë pasi që gjatë kontrollës, në veturën e të dyshuarit janë gjetur një armë zjarri dhe një thikë e mprehtë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të dyshuarit iu është konfiskuar vetura dhe armët.

Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.