Ilustrim

Prishtinë, kapen në flagrancë duke vjedhur pjesë të veturave

Dy burra janë arrestuar pasi janë kapur në flagrancë duke vjedhur pjesë të veturave në pronën e një personi, i cili ka lajmëruar Policinë e Kosovës.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hasan Remniku” në Prishtinë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.