Prishtinë, dy persona gjuajnë me armë një person në veturë

Një person nga Prishtina ka raportuar se dy persona kanë shtënë me armë zjarri në veturën e tij.

Policia ka njoftuar se në këtë rast nuk ka të lënduar dhe se në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë dëshmi.

Kurse, me vendim të prokurorit është bërë konfiskimi i veturës si provë materiale.

Tutje theksohet se rasti ka ndodhur në ora 12:00 pas mesnate dhe është duke u hetuar.