Sheshi ne Prishtine

Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Prishtinë, dhunë psikike dhe kanosje përmes SMS-ve nga ish-bashkëshorti

Një grua ka raportuar në Polici se ish-bashkëshorti i ka shkaktuar dhunë psikike dhe ditëve të fundit e ka kanosur përmes SMS-ve në telefon.

I dyshuari nuk është hasur nga Policia.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, e rasti vazhdon të hetohet.

Rasti është raportuar dje rreth orës 16:30 në Prishtinë dhe po trajtohet si dhunë në familje.