Prishtinë, burri raporton në Polici se u sulmua nga gruaja e tij

Një burrë në Prishtinë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.

Në lidhje me këtë Policia ka njoftuar se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Sipas raportit policor, kjo ngjarje ka ndodhur më 8 gusht rreth orës 15:30.