Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Prishtinë - Babë e bir arrestohen pasi u rrahën mes vete

Policia ka njoftuar se dy persona jenë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Sipas raportit ditor, dyshohet se të dy personat janë rrahur mes vete. KALLXO.com mëson se të njëjtit janë babë e bir.

Sipas policisë, viktima e rastit ka pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.