Foto: Ilustrim

Prishtinë, arrestohet një person pasi trafikoi një të mitur

Policia e Kosovës  ka arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimin se ka trafikuar në vajzë të mitur.

Sipas njoftimit të Policisë, si prova materiale janë konfiskuar dy telefona celularë dhe një thikë.

Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:50.