Ilustrim - Policia në aksion

Prishtinë - Arrestohet i mitur, sulmoi një vajzë të mitur

Një i mitur është arrestuar nga policia orët e mbrëmjes së kaluar në Prishtinë.

Policia me anë të raportit ditor ka njoftuar se i mituri dyshohet se ka sulmuar një të mitur.

Kjo e fundit ka marrë trajtim mjekësor pas ngjarjes ndërsa për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Pas intervistimit të të dyshuarit me vendim të prokurorit, i njëjti është liruar ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.