Komuna e Prishtines

Prishtina hap tender 400 mijë euro për ndërtimin e parqeve rekreativo-sportive

Komuna e Prishtinës ka hapur tender për ndërtimin e parqeve rekreativo-sportive në kryeqytet.

Flamur Sallahu nga zyra e prokurimit në Komunën e Prishtinës tha se ky projekt do përfshijë renovimin e parkut të qytetit bashkë me rregullimin e terreneve sportive në park.

“Ndërtimi i parqeve rekreativo-sportive do të përfshijë komplet renovimin e parkut të kryeqytetit ku do bëhet rregullimi infrastrukturor i parkut po ashtu rregullimi i terreneve sportive në park. Specifikisht do bëhen punime në Lagjen ‘Dodona’ në Prishtinë,” tha Sallahu.

Vlera e parashikuar e  kësaj kontrate parashihet të jetë 400 mijë euro.

Kjo kontratë është duke u realizuar përmes procedurës së hapur dhe kriter për dhënie të saj është çmimi më i ulët.

Sipas njoftimit në kontratë afati i fundit për pranim të ofertave nga operatorët ekonomikë  është deri më 3 korrik 2020.