Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prishtina ende mbetet komuna me numrin më të lartë të të infektuarve me COVID-19

Prishtina ende mbetet komuna me numrin më të madh të rasteve pozitive me COVID-19, me 36 raste.

Pas Prishtinës, në Gjilan janë konfirmuar 14 raste pozitive ndërsa në Vushtrri 10 raste pozitive.

Në Mitrovicë janë konfirmuar 9 raste, Skenderaj 9 raste, Podujevë 8 raste, Drenas 7 raste, Fushë Kosovë 4 raste, Prizren 4 raste, Ferizaj 3 raste, Kamenicë 2 raste, Malishevë 2 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Shtime, Suharekë dhe Viti.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 480 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 119 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftim e Institutit.