Vjosa Osmani - Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Presidentja Osmani e gatshme të bisedoj me deputetët për kodin civil

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka vlerësuar si për keqardhje debatin e bërë me kodin civil nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Shpresoj që për kodin civil të kemi një debat të civilizuar, është për keqardhje që dëgjojmë akuza, kundër akuza, vlerësime të cilat i lëndojnë qytetarët tanë dhe nuk do të duhej assesi t`i dëgjojmë, por ta bëjmë debatin edhe kur nuk pajtohemi nëpërmjet parimit të respektit të ndërsjellë”, tha ajo.

Osmani ka thënë se qeveria është duke punuar për t`i bërë disa ndryshime në këtë dokument.

“Kodi civil është rikthyer në qeveri, nga ajo që jam informuar unë, do të ketë ndryshime, këto ndryshme janë duke u diskutuar me deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe pa e parë draftin nuk mund të kem qëndrim rreth një drafti”, theksoi ajo.

Presidentja Ossmani u shpreh e gatshme të takohet me partitë për të biseduar për arritjen e konsensusit për këtë çështje.

“Në momentin që vjen drafti i ri, dhe nuk ka pajtim, si presidente jam e gatshme që të ulemi të gjithë të diskutojmë se ku i kanë brengat dhe si mund të mbrohet më së miri interesi i qytetarëve të Kosovës”, shtoi ajo.

Më 16 mars, të këtij viti me 28 vota për, 28 kundër dhe 4 abstenime, Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar në shqyrtim të parë Projektkodin Civil të Republikës së Kosovës.

Pas dështimit për këtë kod, reaguan ndërkombëtarët të cilën u shprehën të zhgënjyer për mos miratimin e këtij kodi.

Ambasadori Abbott i zhgënjyer me mos miratimin e Kodit Civil