Presidentja e Kosovës pritet nga Zelenskyy në Samitin e Paqes për Ukrainën (PAMJE)

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është pritur nga Presidentja e Zvicrës, Viola Amherd dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy në Samitin e Paqes për Ukrainën.

Në pamje të shpërndara në faqen zyrtare në Facebook, Osmani përshëndetet me dy homolgët e saj si dhe kryejnë edhe foton e përbashkët.

Samiti, i cili mbahet më 15 dhe 16.06.2024 në Bürgenstock, afër Lucernit, do të jetë krahas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, Presidentes së Zvicrës, Viola Amherd, si dhe afër 100 liderëve e përfaqësuesve të tjerë nga e mbarë bota.

Sipas njoftimit, samiti i nivelit të lartë, i cili do t’i mbledhë liderët botërorë për të diskutuar rëndësinë dhe mënyrat e vazhdimit të mbështetjes për Ukrainën, do të përqendrohet edhe në rëndësinë kritike të arritjes së paqes në Ukrainë.

Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e Paqes për Ukrainën