Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut reagon pas tubimit që mori pjesë Kurti dhe për emërtimin e rrugës në Çair

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka reaguar pas tubimeve në Çair dhe Tetovë, ku mori pjesë edhe kryeministri kosovar Albin Kurti.

Pendarovski ka thënë se organizatorët e tubimeve publike në Tetovë dhe Çair duhet të sanksionohen ligjërisht që siç tha ai “kanë injoruar plotësisht simbolet e shtetit”.

“Pika kryesore e një ikonografie provokuese nacionaliste që promovon ide shoviniste madhështore përfaqëson nxitjen e urrejtjes dhe intolerancës etnike që pa mëdyshje sulmon parimet dhe vlerat themelore të Traktatit Kornizë dhe konceptin e Maqedonisë si shtet multietnik. Organizatorët e tubimeve publike në Tetovë dhe Çair duhet të sanksionohen ligjërisht për shkeljen e dispozitave ligjore për përdorimin e flamurit dhe himnit shtetëror dhe flamujve dhe simboleve të komuniteteve, duke injoruar plotësisht simbolet e shtetit. Lidhur me këtë, kërkoj nga organet kompetente që të kryejnë sa më shpejt procedurat e parapara” – ka shkruar presidenti maqedonas në Facebook.

Gjithashtu lidhur me mënyrën e emërtimit e një rrugë në Çair me emrin “Adem Demaçi”, presidenti Pendarovski ka thënë se është në kundërshtim me “parimin e debatit demokratik dhe respektimit të trashëgimisë historike të të gjitha komuniteteve në vend”.

“Mënyra e realizimit të idesë së riemërtimit të rrugës në Komunën e Çairit është në kundërshtim me parimin e debatit demokratik dhe respektimit të trashëgimisë historike të të gjitha komuniteteve në vend. Në këtë drejtim, pres që shërbimet kompetente inspektuese të kontrollojnë nëse vendimi është respektuar parimi i shumicës së dyfishtë, i cili duhet të përfshijë votat e komuniteteve joshumicë në atë komunë” – thuhet në reagimin e tij.

Kryeministri Albin Kurti zhvilloi një vizitë dyditore në Çair dhe Tetovë, nga ku mori pjesë edhe në një tubim. Më 11 gusht, u përurua në Çair rruga me emrin e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçi,