Gjykimi i Granit Paçarizit | Foto: KALLXO.com

Presidenti i falë burgun personit që ndihmoi të zbulohet një rast korrupsioni

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me anë të një dekreti ka falur tre persona të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Njëri nga të falurit është edhe Granit Paçarizi, të cilit i janë falur një vit nga dënimi i tij.

Si arriti që Granit Paçarizi si i akuzuar të bëhej ndihmë e zbulimit të një rasti të korrupsionit.

Granit Paçarizi ishte përfshirë në një përleshje masive në vitin 2013, ku kishte edhe persona të plagosur nga arma e zjarrit. Paçarizi ishte akuzuar për armëmbajtje pa leje për çka edhe ishte shpallur fajtor.

Mirëpo, pas kësaj në rrjetin social Facebook, prokurori Hamitaga ishte akuzuar nga pala tjetër se i kishte ndihmuar të akuzuarit Granit Paqarrizi. Pas këtyre akuzave, prokurori e kishte rihapur rastin duke e akuzuar për të dytën herë Granit Paqarrizin, mirëpo, kësaj radhe për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë.

Dyshimet për korrupsion në Prokurorinë e Prizrenit, të ngritura nga i akuzuari Granit Paqarrizi dhe familjarët e tij, bënë që prokurori i krimeve të rënda Bajram Hamitaga të suspendohej nga detyra nën dyshimet se kishte kërkuar 5 mijë euro ryshfet.

Pas akuzës së dytë, reaguan familjarët e Paqarrizit duke e akuzuar prokurorin Hamitaga se këtë e ka bërë në shenjë hakmarrje ndaj tyre, pasi që ata nuk kishin pranuar t’i jepnin pesë mijë euro të cilat ata thonë se prokurori ua ka kërkuar borxh, pasi djalin e kishte të sëmurë.

Sipas Granitit, Hamitaga ia kishte kërkuar të hollat babait të tij, Sadri Paqarrizit, pasi prokurori e kishte dërguar një kositëse bari për ta ndrequr te Sadriu.

Babai i Granit Paqarrizi, Sadriu kishte treguar për takimet me prokurorin Hamitagën gjatë kohës që prokurori po hetonte djalin e tij. Sadriu thotë se prokurori u kishte kërkuar pesë mijë euro borxh me arsyetimin se e kishte djalin e sëmurë.

Për këtë rast, Drejtësia në Kosovë kishte bërë një hulumtim ku e kishte ballafaquar edhe prokurorin Hamitaga me akuzat e familjes Paçarizi.

Në dekretin e 27 nëntorit të publikuar nga Zyra e Presidentit, thuhet se ky i fundit ka falur 3 persona ndër ta edhe Granit Paçarizin.

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka liruar përfundimisht nga akuzat  për keqpërdorim të pozitës zyrtare prokurorin Bajram Hamitaga , si dhe shoferin e tij Luan Delili i cili akuzohej për veprën penale frikësim gjatë procedurës penale.

Lidhur me këtë vendim, prokurori i rastit, Arben Ismjali  ka bërë të ditur për KALLXO.com se tash ka ushtruar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme.

Gjykata e Apelit  me 10 dhjetor 2018 ka vendosur që ta refuzoj ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, kurse aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan e ka vërtetuar.

Gjykata e Apelit vërteton pafajësinë e ish-prokurorit Bajram Hamitaga

Presidenti Thaçi falë të burgosurit (Lista)