Polonia do të dhurojë 100 mijë doza të vaksinës Pfizer për Kosovën

Polonia do të dhurojë 100 mijë doza të vaksinës Pfizer për Kosovën.

Kështu ka bërë të ditur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo ka falënderuar Poloninë dhe gjitha vendet aleate që po e përkrahin Kosovën në këtë kohë të vështirë, si shkak i pandemisë.

“Sot u informova nga autoritetet polake se Polonia do të dhurojë 100 mijë doza të vaksinës Pfizer për Kosovën. Falënderues ndaj Polonisë dhe gjitha vendeve aleate që po na qëndrojnë për krah gjatë kësaj kohe të vështirë si shkak i situatës me pandeminë”, ka shkruar Osmani.

Dje në Kosovë ka arritur një kontigjent prej mbi 500 mijë dozash të vaksinës Pfizer të dhuruara nga ShBA.