Policia shpall në kërkim një person, dyshohet për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë në kërkim të një personi të dyshuar për një rast të vjedhjes së rëndë.

Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Vjedhja” të ndodhur në zonën e stacionin policor Qendra, Policia kërkoi nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim.

Për publikimin e fotografisë së personit të dyshuar Policia ka thënë se është mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit” – tha PK.

Tutje është thënë se për informacione Policinë mund ta kontaktoni direkt në e-mail  [email protected], Facebook https://www.facebook.com/KosovoPolice/, Android app “Lajmëro Policinë” dhe telefon 192.