Foto Ilustrim: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Policia shoqëron disa serbë nga Mitrovica e Veriut dhe Zveçani në kishën "Shën Nikolla" në Prishtinë

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka përcjellë disa qytetarë serbë nga Zveçani dhe Mitrovica e Veriut për vizitë dhe pjesëmarrje në kishën “Shën Nikolla” në Prishtinë.

Në komunikatën e Policisë potencohet se përcjellja e tyre është bërë pas kërkesës së parashtruar.

Tutje, në komunikatë theksohet se ceremonia ka filluar nga ora 10:30, pastaj janë zhvilluar edhe aktivitete të tjera me ç’rast ceremonia ka përfunduar rreth orës 12:50 pa ndonjë problem.

Policia e Kosovës me njësitet policore, sipas komunikatës, është kujdesur për mbarëvajtjen dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë aktiviteteve të kryera në atë lokacion, përderisa, pas përfundimit të ceremonisë dhe aktiviteteve të tyre, nga njësia policore kompetente nën përcjellje, pjesëmarrësit janë kthyer në mënyrë të organizuar në lokacionin e tyre.