Policia po heton pamjet që shfaqin dhunë ndaj fëmijës në një çerdhe private

Një grua ka postuar në rrjetin social “Facebook” se fëmija i saj është rrahur nga një punonjëse e një çerdheje në Prishtinë.

Fjala është për çerdhen “Cambridge Kids”. Në reagimin e gruas thuhet se dadoja e cila është e punësuar në po të njëjtën çerdhe i ka rrahur fëmijën për shkak se i njëjti nuk ka dëshiruar që të ulet në karrocë.

“Doja t’ju informoja për abuzimin e fëmijëve në kopshtin e fëmijëve “Cambridge”, nëse dikush ka dërguar ose po mendonte të dërgonte fëmijët e tyre atje. Më poshtë video është se fëmija im është rrahur nga dado, sepse ai nuk dëshiron të ulet në karrocë.”, thuhet në reagimin e gruas.

Në anën tjetër KALLXO.com ka tentuar të flas edhe me drejtuesit e këtij institucioni por që të njëjtit në numrin e publikuar në faqen e tyre në Facebook ka qenë i paqasshëm.

Në lidhje me rastin KALLXO.com ka kërkuar sqarime edhe në Zyrën për Informim në Stacionin Policor në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj, e ka konfirmuar se një rast është raportuar dje dhe se njësitet policore së bashku me prokurorinë po merren me rastin.

“Rasti është iniciuar gjatë ditës së djeshme, keqtrajtim i fëmijës dhe njësitet policore të stacionit të jugut në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke ndërmarrë të gjitha verimet e nevojshme”, tha Ahmeti- Haziraj.

Në një postim çerdhja ka reaguar për pamjet postimi i plotë:

Si edhe jeni në dijeni të gjitha ambientet e kopshtit tonë janë në monitorim 24oresh të kamerave dhe të gjithë Ju keni qasje në cdo kohë.

Gjatë ditës së djeshme, njëri nga prinderit ishte duke parë kamerat në momentin kur edukatorja e merr me forcë dhe në mënyrë jo profesionale e vendosë fëmijën e tij në karrocë.

Me të parë skenën përgjegjesit e ndërrimit menjëherë kanë reaguar duke e përjashtuar nga puna punëtoren ne fjalë, ndërsa prindit I është kërkuar falje dhe i është lejuar qasje në të gjitha inqizimet në klasën e fëmijës së tij, në mënyrë që të shoh se si është trajtuar fëmija I tij gjatë gjithë qëndrimit në qerdhen tonë.

Menaxhmenti I kopshtit shpreh keqardhjen dhe indiniatën me te thelle me sjelljen e edukatorës në fjalë.

Sigurojmë prindin në fjalë dhe të gjithë Juve se sjellje të tilla nuk do të tolerohen në kopshtin tonë. Ky incident na ka goditur më së shumti neve.

Andaj kërkojmë falje deri në përulje për një incident të tillë.

Në ndërkohë që kërkojmë mirëputimin dhe besimin Tuaj prindor që të tejkalojmë këtë rast të izoluar dhe të pa presedan.