Policia: Në trupin e viktimës në Dragash janë vërejtur shenja të dhunës

Një grua, 67-vjeçare, është gjetur e vdekur sot në fshatin Kuk të Dragashit.

Rastin për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi ka njoftuar se gjatë ekzaminimit fillestar, në trupin e gruas janë vrejtur shenja të dhunës.

“Një grua e moshuar është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Kuk të Dragashit. Viktima ka pasur rast të dhunës në familje, ka ngritur dyshimet se vdekja mund të jetë për këtë arsyeje e dyshimt. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore” – ka thënë zyrtari policor, Shaqir Bytyqi.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë.