
Policia me komunikatë për media pas përfundimit të protestës së PSD-së
Policia e Kosovës ka reaguar pas protestës së Partisë Socialdemokrate (PSD), duke thënë se protesta kaloi e qetë dhe pa ndonjë incident.
“Protesta është zhvilluar e qetë dhe pa ndonjë incident, protestuesit kanë marshuar nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’ deri te ndërtesa e qeverisë. Aty janë realizuar disa aktivitetet të protestuesve, të cilat janë realizuar pa ndonjë incident” – thuhet në njoftimin e Policisë.
Qëllimi i protestës ishte kundërshtimi i marrëveshjes së Ohrit, mes Kosovës dhe Serbisë.
Protesta e thirrur nga PSD-ja ka filluar në orën 14:00 nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek objekti i Qeverisë së Kosovës, pranë të cili janë zhvilluar disa aktivitete.
Aktivistët kanë larguar flamurët e Kosovës dhe i kanë zëvendësuar me flamur të bardhë në shenjë kërkese për dorëzim të Qeverisë së Kosovës.
Gjithashtu është hedhur edhe tym i zi në drejtim të objektit të Qeverisë.
LIVE – PSD proteston kundër marrëveshjes së Ohrit