Protesta e PSD-së | Foto: Denis Sllovinja

PSD proteston kundër marrëveshjes së Ohrit

14:38 – Protestuesit hedhin tym te objekti i Qeverisë

Protestuesit e PSD-së kanë hedhur tym te objekt i Qeverisë së Kosovës teksa po fliste kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj.

 

14:27  – PSD largon flamujt e Kosovës te objekti i Qeverisë, i zëvendëson me flamuj të bardhë

Protestuesit kanë larguar flamujt e Kosovës te objekti i Qeverisë duke i zëvendësuar me flamuj të bardhë.

Sipas organizatorit të protestës, Dardan Molliqaj ky aksion ka ardhur pasi kryeministri Albin Kurti është dorëzuar lidhur me asociacionin.

“Kryeministri është dorëzuar dhe kemi ngritur këtë flamuj”

14:13

Kanë nisur të mblidhen qytetarë në protestën e ftuar nga Partia Socialdemokrate për të kundërshtuar marrëveshjen e Ohrit, mes Kosovës dhe Serbisë.

Protesta është duke u mbajtur tek sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Në protestë janë parë edhe figura të Nismës Socialdemokrate.

Në shesh ka edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës që do të sigurohen për qetësinë.

Protesta e PSD-së | Foto: Denis Sllovinja