Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e një personi të zhdukur

Kliko këtu, bashkohu në grupin e KALLXO në Viber dhe informohu në kohë reale me lajmet kryesore gjatë ditës

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për të ndihmuar në gjetjen e një personi të zhdukur.

Sipas njoftimit personi i zhdukur është Leonard (Shefki) Mahmuti i cili në mesnatën e 28 shkurtit ka dalë nga shtëpia e tij dhe prej atij moment nuk dihet asgjë për vendodhjen e tij.

“Personi i zhdukur është: Leonard (Shefki) Mahmuti, i lindur me datë 07.09.1993 me vendbanim në fshatin Rahovicë të Ferizajt”- thuhet në njoftim.

Policia ka kërkuar nga qytetarët që kushdo që ndonjë informacion rreth këtij personi apo për vendodhjen e tij, të lajmërojë policinë, në stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital.

“Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi për vendodhjen e tij, të lajmërojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”- ka thënë policia.