Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e 23 vjeçarit nga Shtimja

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka kërkuar ndihmën e qytetarëve, për gjetjen e një 23 vjeçari nga Shtimja, që është raportuar si i zhdukur që nga e premtja e datës 2 qershor.

Sipas Policisë, emri i personit të zhdukur është Agon Hysni Misini, i cili për herë të fundit kur është parë ka pasur të veshur xhaketë hiri, bluzë të bardhë, pantallona dhe këpucë të zeza.

I zhdukuri është rreth 175 cm i gjatë, ndërsa ka sy ngjyrë kafe.

“Policia Rajonale e Ferizajt ka marr autorizimet nga prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikim e të dhënave të tij dhe kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve . Të gjithë ata që kanë informacione, që ndërlidhet me të zhdukurin, ta njoftoni menjëherë policinë, stacionin më të afërt të policisë, apo përmes numrit kujdestar 192 dhe aplikacionit digjital  Lajmëro Policinë” – thuhet në njoftimin e Policisë.