Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e një personi (FOTO)

Policia e Kosovës në Pejë po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi.

Policia po kërkon ndihmë për arrestimin e personit me emrin Edon Idriz Berisha, viti i lindjes 1997, në Pejë.

Sipas Policisë, personi është i kërkuar për veprën penale “Dhunë në familje”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.