Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarit, Valon Mema

Policia e Kosovës në Pejë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arresimin e Valon Memës i dyshuar  për veprën penale, “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

Për të dyshuarin, e lindur më 1977 Policia në Pejë ka lëshuar fletë arrest duke publikuar edhe foton e tij.

DRP në Pejë fton qytetarët që të lajmërojnë Policinë e Kosovës për çfarë do informacion që lidhet me vendndodhjen e personit të dyshuar në numrat e telefonit 193 apo 080019999 apo drejtpërdrejtë në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, 039432327 apo të shkruajnë në  [email protected].