Foto: Policia e Kosovës
Policia kërkon bashkëpunim për gjetjen e një personi të zhdukur në Pejë
26.4.2023 - 16:42
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët me qëllim të lokalizimit të një personi të zhdukur.
Sipas Policisë, personi në fjalë është Samir Puza, 38-vjeçar, dhe është nga Peja.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët” – ka thënë Policia.
Tutje është thënë se kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.