Policia: Kanoset një person zyrtar në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Zubin Potok, një burrë ka raportuar se më 31.05.2024 rreth orës 19:20, ka pranuar mesazhe kërcënuese përmes rrjeteve sociale nga një i dyshuar i nacionalitetit serb.

Rasti është iniciuar si kanosje ndaj personit zyrtar.

Siç njofton policia, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente policore.