LAJMI I FUNDIT - Policia KS2

Policia gjen sasi armatimi, thërret konferencë të jashtëzakonshme për media në veri

Policia e Kosovës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media në Mitrovicë të Veriut.

Sipas njoftimit, në këtë konferencë do të paraqiten detaje rreth një operacioni policor të gjetjes dhe konfiskimit të një sasie të armatimit, të cilat do të ekspozohen për media.

Konferenca do të mbahet sot më 14.06.2024, në ora 19:30, në objektin e Drejtorisë Rajonale Policore-Mitrovicë Veri.

KALLXO.com do të ju mbajë të informuar rreth kësaj konference.