Foto: Ilustrim

Policia gjen armë e drogë në Prishtinë

Tre burra janë arrestuar dje në Prishtinë. Kjo pasi në kontrollin e Policisë i janë gjetur dhe konfiskuar një armë, një karikator me 5 fishekë, një thikë, një qese pluhur e bardhë e dyshuar si narkotikë e llojit kokainë me peshë rreth 1.1 gram.

Përveç kësaj, Policia ka gjetur një cigare të dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe një mulli bluarës i substancës narkotike. Pas intervistimit, në konsultim me prokurorin të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.