Ilustrim

Policia gjen AK-47, granata dore e revole në Viti, arrestohet i dyshuari

Një armë AK-47 me një karikator dhe 52 fishekë, një revole me karikator pa fishek dhe dy granata dore u gjetën në mëngjesin e djeshëm në një shtëpi në Viti.

Për rastin e iniciuar si armëmbajtje pa leje, Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar.

Në raportin 24-orësh policor, është thënë se me vendim të prokurorit i arrestuari është liruar.

Tutje është treguar se rastin vazhdon në procedurë të rregullt.