Policia përmes kamerave të shtëpisë së të dyshuarit gjen videon e tij duke gjuajtur me armë
Policia në rajonin e Prizrenit ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje.
Sipas njoftimit pas një pune operative hetuesit e policisë në stacionin policorë në Suharekë, duke zhvilluar hetime për një informacion për armëmbajtje pa leje nga muaji tetor i vitit 2020, në fshatin Krushicë e Poshtme në Suharekë, hetuesit kanë arritur që të gjejnë dhe sekuestrojnë armën.
Policia tutje ka njoftuar se hetuesit fillimisht kishin kryer një urdhër kontrolle në shtëpinë e personit të dyshuar por të njëjtit kanë refuzuar të dorëzojnë armen në momentin e gjuajtjes .
“Por pas sekuestrimit dhe administrimit të provave nga njësiti i forenzikës përmes një DVR të kamerave të shtëpisë së të dyshuarit policia ka gjetur incizimin ku i dyshuari A.K., 41 vjeçar shihet duke gjuajtur me armë”, thuhet në njoftim.
Policia në Prizren ka bërë të ditur se policia gjatë ditës së sotme, përsëri është paraqitur te shtëpia e të dyshuarit në fshatin Krushicë e Poshtme dhe ka kërkuar që arma të dorëzohet.
“I dyshuari ka pranuar se e posedon armën. Në lidhje me këtë policia ka sekuestruar një pushkë automatike kallashnikovë dhe një karikator të kësaj pushke. Pas intervsitimit të personit të dyshimtë, i njëjti me aktvendim të prokurorit dërgohet në ndalim prej 48 orë. Me rastin po punojnë hetimet e policisë në bashkëpunim me prokuronin e Shtetit”, njofton policia.