Policia e Kosovës në përkujtim të viktimave në trafikun rrugor

Policia e Kosovës ka mbështetur ditën botërore të përkujtimit të viktimave në trafikut rrugorë.

Policia në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, dhe Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës ka vazhduar me realizimin e aktiviteteve të përbashkëta, me qëllim të shënimit të ditës botërore të përkujtimi të viktimave në trafikut rrugë e cila ditë këtë vit shënohet me datën 17 nëntor 2019.

Me këtë rast, gjatë ditës së sotme, në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, para të pranishmëve kanë bërë prezantim nënkolonel Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në kuadër të Policisë së Kosovës, Sami Mazreku,  drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës si dhe Fejzullah Mustafa, drejtor i Këshillit për Siguri Rrugore në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit.

E diela e tretë e muajit nëntor, është Dita botërore e përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor.

Kjo ditë shënohet me qëllim të përkujtimit të miliona njerëzve që humbin jetën në aksidentet rrugore, por njëkohësisht edhe për mbështetje ndaj familjarëve të viktimave.