Policia e identifikon dhe gjobit vozitësin që tejkaloi në vijë të plotë

Policia në rajonin e Gjilanit ka identifikuar dhe gjobitur një qytetar i cili në bazë të dëshmive, ka tejkaluar në vijë të plotë duke rrezikuar veten dhe pjesmarrësit tjerë në trafik në fshatin Bresalc të Gjilanit.

“Identifikohet kundërvajtësi nga njësitet e Policisë së Trafikut rrugor trafikut në Rajonin e Gjilanit, falë bashkëpunimi qytetarë-polici në ndërmarrjen e veprimeve konkrete per një siguri më të madhe në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin dhe kontributin “për të mundësuar një qarkullim pa pengesa në trafik dhe siguri më të madhe rrugore”.