Foto; KALLXO.com

Policia: Dyshohet se disa parashutistë nga Serbia janë lëshuar në zonën kufitare të rajonit të Podujevës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka marrë një informacion lidhur me dyshimet se disa parashutistë nga Serbia janë lëshuar në zonën kufitare të rajonit të Podujevës.

“Policia e Kosovës ka pranuar një informacion lidhur me dyshimet se disa parashutistë nga Serbia dyshohet se janë lëshuar në zonën kufitare të Kosovës, konkretisht në rajonin e komunës së Podujevës”, thuhet në komunikatë.

Tutje, Policia bënë të ditur se njësitet kanë dalë në terren për patrullim të zonës.

“Policia e Kosovës me njësitet e saja në terren, menjëherë ka patrulluar në atë zonë, e po ashtu e ka kontaktuar edhe personin i cili ka dhënë informatat fillestare”, thuhet më tej nga Policia.

Lidhur me këto informacione Policia e Kosovës thekson se nuk ka hasur në parashutistë, përderisa është duke ndërmarrë veprimet e saja policore drejt informimit dhe bashkëpunimit me KFOR-in.