Foto: KALLXO.com Ilustrim

Policia arreston pesë persona për mosrespektim të masës së vetëizolimit

Policia e Kosovës njofton se dje, rreth orës 13:40 në Stacionin Policor Kufitar Bernjak, kanë arrestuar pesë persona për mosrespektim të masës së vetëizolimit.

“M.K (1980), I.K (1982), E.K (1989), N.K (1995) si dhe J.S (2002), të cilët më datë 01.09.2021 rreth orës 15:20 në pikën e kalimit kufitar Brnjak, me rastin e hyrjës në Republikën e Kosovës janë dërguar në vetë-izolim në kohëzgjatje prej shtatë (7)  ditëve sipas vendimit të Qeverisë së RKS-së  për masat  kunder pandemisë COVID-19”, thuhet në komunikatën e policisë.

Tutje policia sqaron se në lidhje me rastin  eshte kontaktuar prokurori i shtetit, i cili ka  urdhëruar  që personat të kthehen në vetëizolim dhe ndaj tyre të inicohet kallëzimi penal  per veprën  “Mos veprim sipas rregullave shendetësore gjatë pandemisë sipas nenit 250, KPK –së.

Sipas policisë, personat e dyshuar janë marrë nga  stacioni policor në Prizren për tu dërguar në vetëizolim në rajonin perkatës.