Polemika mes kryesueses së KQZ-së dhe anëtarit të LVV-së rreth ‘pengesave të votuesve’

Alim Rama, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është shprehur se ky institucion ka bërë disa lëshime teknike me të cilat, sipas tij, ka pasur tendenca të pengohet e drejta e votuesve.

“Lista totale e aplikuesëve, është kërkesë por kurrë s’ka ardhur si rekomandim i Sekretariatit dhe nuk është trajtuar qe tri javë. Këtu ka pas tendencë të pengohet e drejta e votuesve”, tha Rama.

Ai tha se lëshimet teknike po keqpërdoren për t’ia hequr dikujt të drejtën e votës. Kjo sipas tij duhet të ndalohet.

“Lëshimet që janë si rrjedhë e organizimit të keq të zgjedhjeve tash i paguajnë votuesit”, tha ai.

Për këtë deklaratë nuk mungoi reagimi i kryesueses së KQZ-së, Valdete Daka.

Ajo tha se KQZ-ja ka bërë maksimumin e mundshëm që çdo qytetari t’i jepet e drejta të votoj.

“Edhe tendencat që çdo gjë që ndodhë në KQZ të paraqitet si tendencë për të penguar dikë është qasje shumë e gabuar. Mos harroni se është pikërisht kjo KQZ që për 10 ditë ua ka mundësuar 150 mijë qytetarëve jashtë Kosovës që të aplikojnë, të verifikohen dhe të regjistrohen si votues jashtë Kosovës, përkundër faktit se ju po tentoni në çdo mënyrë me tregu se KQZ-ja po i pengon”, tha Daqka.

Ajo ka ftuar Ramën që nëse ka prova se KQZ me qëllim dikujt ia ka mohuar të drejtën e votës, apo e ka keqpërdorë këtë të drejtë, atëherë le të drejtohet në Prokurori, për të dorëzuar fakte.

“Sepse kjo tendenca që vazhdimisht të sulmohet KQZ-ja, pjesë e së cilës jeni edhe ju, dhe edhe ju e keni ngritë dorën për shumë vendime, dhe tendenca që vazhdimisht të tregohemi se dikujt po mundohemi t’ia keqpërdorim votën, t’ia mohojmë të drejtën e votimit, është e gabueshme. KQZ-ja është duke e bërë krejt çka mundet sipas ligjeve në fuqi. Nëse keni prova se jemi duke bërë diçka të kundërligjshme urdhëroni dhe bëni kallëzim penal, le të hetohet”, tha Daka.

https://www.facebook.com/kallxo/videos/282913066520899