Podujevë, një armë i sekuestrohet një 19-vjeçari

Policia e Kososvës ka njoftuar se ka sekuestruar një armë zjarri në fshatin Zakut të Podujevës.

Sipas Policisë, i dyshuari A.Th. është 19-vjeç.

“Policia e Rajonit të Prishtinës [..] sot pas pranimit të informatës, se një person i dyshuar posedonte armë zjarri, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë ndërrmarë një operacion bastisjeje në një shtëpi, në fshatin Zakut”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje është thënë se ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.