
Para FOTO: POLICIA E KOSOVES
Podujevë, 62-vjeçari arrestohet për vjedhje të parave nga një furgon
30.3.2023 - 20:44
Policia ka arrestuar një person në Podujevë nën dyshimin se është përfshirë në një rast të vjedhjes.
B.S., 62-vjeç, dyshohet se ka vjedhur një sasi të parave nga një furgon i parkuar në rrugën “Nuhi Gashi”.
Sipas njoftimit, 62-vjeçari është arrestuar pak minuta pas raportimit të rastit.