Po vazhdon numërimi i 141 vendvotimeve

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Valmir Elezi ka thënë se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i 141 vendvotimeve.

Sipas tij 134 janë duke u numëruar me vendim të Panelit Zgjedhor për Aankesa e Parashtresa (PZAP) ndërsa 7 vendvotime janë me vendim të KQZ-së.

Sa u përket rezultateve Elezi tha se do të publikohen në faqen e KQZ-së sapo të jenë të gatshme.